E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në tubimin “JO NË EMRIN TIM”! Qytetarët tentojnë të vendosin uniformën e UÇK në selinë e qeverisë

Me tensione është përmbyllur protesta “Jo në emrin tim” e mbajtur në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas përfundimit të fjalimeve një grup qytetarësh i është drejtuar oborrit të Qeverisë me synimin për të vendosur një uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në hyrje të objektit.

Ata janë ndaluar nga policia, e cila nuk ka lejuar realizimin e aksionit simbolik.

Një prej organizatorëve të protestave ka theksuar se 1 tetori është zgjedhur si ditë për të protestuar për shkak se simbolizon qëndresën kur studentët dolën për të protestuar për të drejtën për të qenë të lirë në vendin e tyre.

Në Prishtinë protestohet prej disa ditesh kundër dënimit te ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›