Von der Leyen sot në Kosovë, takon Haxhiun dhe Kurtin

PRISHTINË, 1 tetor/ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qëndron sot për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me krerët institucionalë.
Von der Leyen fillimisht do të pritet nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Takimi në Presidencë është paraparë të nisë në orën 12:30.
Më pas, në orën 13:00, presidentja e Komisionit Evropian do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit Kurti–von der Leyen është paraparë edhe një konferencë për media.Vizita në Prishtinë është pjesë e turit rajonal të presidentes së Komisionit Evropian. Komisioni Evropian ka konfirmuar zyrtarisht vizitën e saj në Kosovë më 1 tetor.
Pas Kosovës, von der Leyen do të qëndrojë në Mal të Zi, ndërsa më 2 tetor do të vizitojë Shkupin. /KosovaPress/