Tensione, 24 orë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale
TIRANE- Një ditë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, tensionohet situata në katër qytete të vendit, në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër e Përrenjas.
Situatë e tensionuar është vënë re dhe në njësinë bashkiake nr.2, e cila drejtohet nga kryetari Elez Gjoza, i forcës politike LSI. Konflikti nisi, pasi një grup auditi nga Ministria e Brendshme, rreth orës 13:00 u rikthye në njësinë bashkiake nr.2 për një kontroll të befasishëm. Rikthimi i tyre u argumentua me faktin se janë gjetur disa shkelje në njësinë 8 dhe 9, me listat e zgjedhësve, duke theksuar se janë spostuar njerëz nga punonjësit e njësive bashkiake.
SHKODËR
Shoqërimi i dy të rinjve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës ka bërë që mes Policisë dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste të hidhen akuza dhe kundërakuza të ashpra.
GJIROKASTËR
Persona të paidentifikuar kanë dhunuar një prej zyrave elektorale të PS-së. Dega lokale e selisë rozë, e ka cilësuar aktin, tensionim të
qëllimshëm të fushatës zgjedhore.
PRRENJAS
Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar dhunën ndaj kandidatit të kësaj partie në Prrenjas. Sipas AK, Myslym Karriqi është goditur nga kreu i PD në
Prrenjas dhe shoferi i këtij të fundit.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/GSH/BalkanWeb)