Thirrjet nacionaliste ndërpresin finalen e Kupës së Maqedonisë
MAQEDONI - Thirrjet nacionaliste të tifozëve kanë ndërprerë finalen e Kupës së Maqedonisë midis Shkëndijes dhe Teteksit.
Ndeshja u ndërpre në çerekun e parë të pjesës së parë, pas thirrjeve nacionaliste nga të dyja anët e tifozëve të dy klubeve. Në njërën anë u dëgjuan thirrjet “Dhoma gazi për shqiptarët” nga tifozët maqedonas, ndërsa në anën tjetër nga tifozët “ballistët” të Shkëndijës kanë qenë më të zëshme thirrjet “UÇK, UÇK” dhe thirrje tjera.
Vendimi për të ndërprerë ndeshjen ishte paralajmëruar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dhe se ky vendim i ishte bërë me dije edhe dyja klubeve dhe tifozëve të tyre. Megjithatë, thirrjet dhe fishkëllimat kanë nisur që në minutat e para të ndeshjes dhe se pas konsultimeve të delegatit të FFM-së, Toni Stojanovski me arbitrin e ndeshjes dhe kryesinë e FFM-së u urdhërua ndërprerja e ndeshjes.
Gjatë 30 minutave të para të lojës ka pasur dy ndërprerje, me ç`rast në të parën herë, lojtarët kanë lutur një pjesë të tifozëve nëpër tribuna që të ndërpresin thirrjet e tyre, por këto tentime kanë qenë të pasuksesshme. Më në fund është urdhëruar edhe ndërprerja e lojës, ku nuk ishte e favorshme edhe për dyja klubet, për shkak të rrebeshit të shiut që kishte përfshirë stadiumin “Filipi i II” në Shkup, transmeton agjencia e lajmeve Ina.
Siç bëhet e ditur, finalja pritet të luhet të dielën dhe se ky vendim zyrtarisht pritet të miratohet gjatë ditës së enjte. Në Shkup do të ketë një ndeshje miqësore midis klubit gjerman Schalke dhe Vardarit, dhe kjo ndeshje pamundëson që finalja të luhet të enjten. Megjithatë vendimi final pritet të jetë që kjo përballje të luhet të dielën pa tifozët e dyja klubeve.
(a.b/BalkanWeb)