E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në Rudarë, KFOR-i aksion për heqjen e barrikadës

Aksioni i KFOR-it për heqjen e barrikadës në Rudarë, të vendosur nga serbët lokalë, është shoqëruar me tensione, por zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, nuk ka konfirmuar detaje të tjera rreth këtij operacioni.

Që nga orët e para të mëngjesit, njësi të KFOR-it kanë përdorur makinerinë e rëndë dhe eskavatorët me qëllim heqjen e barrikadës në Rudarë. Por, me të nisur aksionin, strukturat paralele të pushtetit kanë lëshuar alarmin duke sinjalizuar banorët serbë që të dalin në mbrojtje të barrikadës së ngritur.

Sipas mediave kosovare situata në Radarë përshkruhet e tensionuar.  Mediat serbe kanë raportuar për tre persona të plagosur, por ky lajm nuk është konfirmuar nga KFOR-i. Me rritjen e tensioneve, KFOR-i ka përfshirë në aksion edhe helikopterët.

Ndërkohë, përmes një komunikate me shkrim, KFOR-i vetëm konfirmon nisjen e aksionit për largimin e barrikadës në Rudarë. “Ky aktivitet ka për qëllim përmirësimin e lirisë së lëvizjes dhe nuk ka të bëjë vetëm me KFOR-in, por me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›