E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Prishtina po shfrytëzon vakumin institucional në Serbi

Sekretari shtetëror për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç, ka thënë se KFOR-i ka ndërmarrë një “veprim shumë të rrezikshëm” duke bërë përpjekje për të hequr barrikadën në Rudarë të Zveçanit.

“Nuk i di motivet për këtë. Me duket se Prishtina dhe KFOR-i shfrytëzojnë vakumin institucional në Serbi për të ndryshuar gjendjen në terren. KFOR-i ka nisur menjëherë të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës dhe mendoj se kjo do të jetë një ditë e gjatë”, ka thënë Ivanoviç për mediat serbe.

Ivanoviç ka thënë se Ministria për Kosovën po bën përpjekje të qetësojë tensionet dhe se tashmë ka kontaktuar misionet ndërkombëtare në Kosovë për këtë çështje.

Serbët e veriut kanë vendosur barrikada në rrugë që në fund të korrikut të kaluar, kur qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e kontrollit të saj në pikat kufitare 1 dhe 31.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›