Tensione pranë Kuvendit, FNSH ndërhyn

Protesta që gjatë ditës ishte zhvilluar e qetë është shoqëruar me tensione në orët e mbrëmjes, Kuvendit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë përdorur autobotin e ujit për të shpërndarë një grup të rinjsh që qëndronin pranë godinës.
Pas ndërhyrjes të rinjtë janë larguar me vrap, ndërsa grupi i cili ishte i vogël në numër, është shpërndarë. Situata është tensionuar edhe më tej pranë zonës së Kullave Binjake, ku efektivët e FNSH-së kanë kapur një të ri por ai ka arritur t’u largohet.