E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qëndroj krah popullit shqiptar”- Kongresmeni amerikan Mike Lawler: Qeveria shqiptare t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve

Protestat që po zhvillohen në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe në Shtetet e Bashkuara. Kongresmeni amerikan Mike Lawler i ka bërë thirrje qeverisë së Edi Ramës të ulë tensionet dhe të ndalojë përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë.

mike lawler proteste

Përmes një reagimi në platformën X, Lawler bëri të ditur se ka marrë mesazhe shqetësimi nga qytetarë shqiptaro-amerikanë të distriktit të 17-të të Nju Jorkut, të cilët druhen për pasojat që zhvillimet aktuale mund të kenë për demokracinë në Shqipëri.

Ligjvënësi amerikan shprehu mbështetjen e tij për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe qytetarët shqiptarë, duke rikujtuar se respektimi i së drejtës për protestë dhe liria e shprehjes janë detyrime themelore për çdo demokraci, veçanërisht për vendet aleate të NATO-s.

Në mesazhin e tij, Lawler ishte i drejtpërdrejtë ndaj qeverisë shqiptare, duke kërkuar masa të menjëhershme për qetësimin e situatës dhe respektimin e qytetarëve që dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

I have heard from my Albanian-American constituents in the NY-17 who are deeply concerned about the ongoing protests in Albania and what this means for the future of democracy in the country. I stand with my constituents and with the Albanian people.

Every government, especially democracies and NATO allies must respect the right of its people to peacefully protest and express their views. I urge the Albanian government to immediately de-escalate tensions and end the use of force against peaceful protesters.

— Congressman Mike Lawler (@RepMikeLawler) October 22, 2026

Reagimi i kongresmenit Mike Lawler: 

Kam marrë shqetësime nga zgjedhësit e mi shqiptaro-amerikanë në distriktin e 17-të të Nju Jorkut (NY-17), të cilët janë thellësisht të shqetësuar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe për atë që këto zhvillime nënkuptojnë për të ardhmen e demokracisë në vend. Unë qëndroj në krah të zgjedhësve të mi dhe të popullit shqiptar.

Çdo qeveri, veçanërisht demokracitë dhe vendet aleate të NATO-s, duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve të saj për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre. I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›