E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione shume serioze mes Pakistanit dhe SHBA-se pas vrasjes se ushtareve pakistaneze

Sulmi i kryer ne zonen e trazuar veriperendimore ne kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit eshte per nga pasojat me i rendi qe prej nenshkrimit te marreveshjes ne fund te vitit 2001 mes qeverive ne Islamabad dhe Uashington per luftimin e perbashket te terrorizmit. NATO-ja ka konfirmuar sulmin por nuk ka dhene detaje per numrin e te vrareve dhe te plagosurve. Zedhenesi i ISAF-t gjenerali Carsten Jacobson tha te shtunen se incidenti mund te kete pasoja ushtarake dhe politike.

Ne kete moment nuk mund te japin shifra konkrete te viktimave pa i konfirmuar te dhenat. Shifrat kane ardhur nga pala pakistaneze por kjo do te jete pjese e hetimeve te cilat do te japin informacionet e plota te asaj se cfare ka ndodhur ne terren tha ai.

Vriten 28 dhe plagosen 11 ushtare pakistaneze

Sipas te dhenave te armates pakistaneze gjate sulmeve te NATO-s me helikoptere jane vrare te pakten 28 dhe jane plagosur 11 ushtare pakistaneze. Kjo ushtri pohon se helikopteret e NATO-s kane sulmuar ne mengjesin e dites se shtune dy poste pakistaneze ne kufi me Afganistanin dhe kane vrare ushtaret pakistaneze. Disa prej tyre jane vrare ne gjume pohojne oficeret pakistaneze.

Zedhenesi i ISAF-it Jacobson pohon se incidenti ka ndodhur pas nje konflikti ne rajonin kufitar mes trupave nderkombetare dhe ushtareve pakistaneze. Me kete rast eshte kerkuar edhe mbeshtetja e forcave ajrore dhe per fat te keq ka pasur te vdekur nga pala pakistaneze pohon ai.

Masat e Pakistanit Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vendi i sulmit

Ne reagimin e pare te tij Pakistani ka vendosur te mbylle rruget per furnizimin e trupave nderkmbetare ne Afganistan. Nderkohe qe qeveria ne Islamabad eshte duke menduar mundesine e nderprerjes se plote te bashkepunimit me NATO-n dhe SHBA-ne. Kryeministri i Pakistanit Yusuf Raza Gilani foli per nje akt shume te rende dhe te papranueshem.

Ne do te konsultohemi por kurrsesi nuk do te lejojme cenimin e integritetit territorial dhe sovranitetit te Pakistanit tha kryeministri Gilani.

Ne perpjekje per te zbutur pasojat e renda te ketij sulmi menjehere kane reaguar edhe ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton si dhe ministri i Mbrojtjes Leon Panetta. Ata i kane shprehur Pakistanit ngushellimet me te thella te qeverise amerikane. Clinton dhe Panetta kane premtuar ne nje deklarate te leshuar ne Uashington mbeshtetjen e plote per hetime te menjehershme te ketij incidenti te rende qe duhet te kryhen nga NATO.

Hillary Clinton komandanti amerikan ne Afganistan gjenerali John Allen dhe shefi i shtabit te pergjithshem te forcave amerikane gjenerali Martin Dempsey i kane bere thirrje kolegeve ne Pakistan per keshillime te perbashketa lidhur me gjendjen.

Nderprerje e raporteve me SHBA-ne Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift SHBA-ja nuk eshte e dashur me

Nderkohe pas keshillimeve te jashtezakonshme te qeverise dhe krereve te sherbimeve sekrete dhe krereve ushtarake pakistaneze te zhvilluara diten e shtune 26.11.2011 kryeministri Gilani tha se ata do te rishqyrtojne te gjitha marreveshjet dhe raportet diplomatike politike dhe ushtarake.

Rrjeti televiziv CNN njofton se Islamabadi ka kerkuar prej pales amerikane qe brenda 15 ditesh te terhiqen trupat amerikane nga baza ushtarake Shamsi ne jugperendim te Pakistanit. Kete baze e perdor sherbimi sekret CIA per dergimin e avioneve pa pilote ne misione kunder pozicioneve te talibaneve.

Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›