E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensionet Serbi-Kosovë/ Ministria e Jashtme ukrainase thirrje: Përmbahuni nga veprimet që provokojnë dhunë

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës u ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përmbahen ndaj veprimeve që mund të provokojnë dhunë, ndërsa theksoi se po monitoron situatën.

Sipas Ukrinform, zëdhënësi i Ministrisë së Jahtme Oleg Nikolenko u ka bërë thirrje ukrainasve që të shmangin vizitat në jug të Serbisë.

“Ne po monitorojmë situatën në jug të Serbisë. Palët duhet të përmbahen nga veprimet që mund të provokojnë dhunë. Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë dhe bllokimit të rrugëve në jug të Serbisë, rekomandojmë që ukrainasit të kalojnë në pikat e kontrollit në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Nikolenko.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›