E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarre masive në Kaliforni, 8000 njerëz në rrezik, shpëtohen 60 alpinistë

8,000 njerëz rrezikojnë nga një zjarr masiv që shpërtheu të premten pasdite në kufirin e Oregonit në zonën pyjore kombëtare në në Kaliforninë Veriore, raporton ANSA

Flakët kanë djegur tashmë mijëra hektarë tokë dhe për zjarrfikësit ky është zjarri më i madh në shtet që nga fillimi i vitit.

Po ashtu mbi 100 struktura janë shkatërruar tashmë, duke përfshirë shtëpitë e disa zyrtarëve lokalë që po vazhdojnë të punojnë pavarësisht urdhrit të evakuimit.

Ndërsa në Jackson County, 60 alpinistë u shpëtuan të cilët po ecnin në shtegun e Paqësorit, shtegun e famshëm që shkon nga Kalifornia në Meksikë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›