Tensionet etnike dhe politike në Maqedoni

“Në Maqedoni partitë politike të koalicionit kanë rritur tensionet mes tyre përmes përdorimit të kartës së nacionalizmit për të ruajtur mbështetjen e popullit”thuhet më tej në këtë analizë të cituar nga “Ina”.
“Në javët e fundit, marrëdhëniet midis partisë që përfaqëson maqedonasit etnik dhe partisë që përfaqëson shqiptarët etnikë janë përkeqësuar, për shkak të përdorimit të këtij nacionalizmi për të fituar mbështetjen përpara zgjedhjeve lokale të marsit. Si rezultat i kësaj, Maqedonia tani po shkon drejt paralizës politike, që do të ndikojë në objektivat e saj të brendshme dhe të jashtme politike”, nënvizon analiza e “Stratfor”.
Analiza e plotë e Stratfor "Macedonia's Ethnic and Political Tensions"
Partia qeverisëse e Maqedonisë, VMRO-DPMNE me 25 gusht paraqiti një projekt-ligj për sigurimin e përfitimeve ekonomike dhe sociale për anëtarët e ushtrisë maqedonase pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 kundër guerrilasve shqiptarë. Partia e pakicës, Bashkimi Demokratik për Integrim, që është e përbërë nga shqiptarë etnikë, menjëherë e kundërshtoi propozimin. Sipas BDI, luftëtarët shqiptarë janë mbrojtur për të drejtat e tyre civile dhe kështu meritojnë të njëjtat përfitime si anëtarët e ushtrisë maqedonase. Partia ka kërcënuar se do të largohet nga koalicioni, nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen.
Tensionet etnike në Maqedoni
Maqedonia ka një bilanc të brishtë social. Maqedonasit etnikë janë shumicë, por shqiptarët etnikë përbëjnë një të katërtën e popullsisë së përgjithshme. Në shkurt të vitit 2001, një grup i armatosur i aktivistëve shqiptarë të njohur si Ushtria Çlirimtare Kombëtare u ngrit kundër pushtetit qendror, duke kërkuar më shumë të drejta për pakicën shqiptare.
Rezultati i këtij konflikti, ku u vranë rreth 150 njerëz ishte Marrëveshja e Ohrit, e cila avancoi të drejtat e shqiptarëve etnikë. Si rezultat i marrëveshjes, gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare dhe shqiptarëve u lejohet pjesëmarrja e madhe në institucionet qeveritare, policisë dhe ushtrisë. Që atëherë, të gjitha koalicionet qeveritare janë formuar nga njëra prej partive politike maqedonase dhe të paktën një partie shqiptare. Por, pavarësisht Marrëveshjes së Ohrit, tensionet etnike vazhdojnë në Maqedoni, si dhe episodet e dhunës etnike janë ende të shpeshta.
Llogaritjet politike
Partia në pushtet është duke u përpjekur për të përdorur këtë ligj ushtarak për të siguruar mbështetjen e popullit në baza etnike, në një kohë të trazirave politike dhe ekonomike. Disa zhvillime kanë krijuar frikë tek Qeveria për humbjen e mbështetjes popullore.
Maqedonia do të mbajë zgjedhjet lokale në mars 2013 dhe partisë kryesore opozitare, Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, ka filluar një fushatë të fortë kundër qeverisë, me mitingje javore në qytetet e mëdha. Në korrik, partia njoftoi një aleancë me Partinë Demokratike të Shqiptarëve - një nga partitë më të mëdha të shqiptarëve etnik në Maqedoni.
Ngadalësimi i ekonomisë së Maqedonisë është burimi më i madh i shqetësimit të qeverisë. Më 1 gusht, Banka Qendrore e Maqedonisë ka rishikuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të BPV-së në vitin 2012 - deri në 1 për qind nga 2 për qind, kryesisht për shkak të një reduktim në eksportet për në Bashkimin Europian dhe vendet e tjera të Ballkanit. Më 28 gusht, Ministria e Financave ka mohuar thashethemet se ajo do të zhvlerësoj monedhën kombëtare të Maqedonisë, denarin.
Një shqetësim i dytë është dështimi i qeverisë maqedonase për të bërë përparim thelbësor në qëllimet e saj të politikës së jashtme. Maqedonia aspiron për t'u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, por negociatat kanë ngecur në të dy frontet. Greqia sistematikisht bllokon qasjen e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si rezultat i një mosmarrëveshje në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni. Asnjë përparim i konsiderueshëm është bërë në këtë çështje në samitin e fundit të NATO-s, e cila u mbajt në maj.
Kriza politike dhe ekonomike në Greqi ka komplikuar edhe më tej negociatat për shkak se ajo e ka lënë Athinën me as kohë e as vullnetin për të negociuar me Shkupin. Për më tepër, kriza e vazhdueshme financiare në Bashkimin Evropian ka vonuar ndjeshëm negociatat. Brukseli tashmë shqetësohet në lidhje me çështjet themelore - të tilla si pavarësia dhe cilësinë e institucioneve të Maqedonisë - që ndikojnë në pranimin potencial të Maqedonisë.
Së fundi, ekziston një luftë e brendshme midis partive të koalicionit qeverisës. Më 16 gusht, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi, një shqiptar etnik, vizitoi një monument të luftëtarëve shqiptarë gueril të vrarë në vitin 2001. Veprimi i Besimit gjeneroi kritikat e menjëhershëm nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij. Propozimi për veteranët maqedonas do të mund të thuhet se ishte në një masë të madhe si një akt i hakmarrjes politike kundër Bashkimit Demokratik për Integrim.
Përpara
Gruevski është politikani më popullor në Maqedoni, por partia e tij po e humbet mbështetjen dhe ka vendosur që të thirret sërish në elementet nacionaliste - edhe nëse kjo do të thotë krijimin e tensioneve me partnerin e saj në qeveri.
Nëse Bashkimi Demokratik për Integrim vendos të largohet nga Qeveria, partia e Gruevskit ka të ngjarë të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohshme, duke besuar se do të jetë më mirë për të mbajtur zgjedhjet e përgjithshme bashkë me zgjedhjet lokale të parakohshme në vitin 2013, para se kriza ekonomike të përkeqësoj edhe më shumë situatën e përgjithshme në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik për Integrim tha se do të kërkojë një aleancë me partitë e opozitës për të parandaluar zgjedhjet e parakohshme.
Edhe pa zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, tensionet në mes të gjitha forcave politike në Maqedoni do të rriten në muajt e ardhshëm, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet lokale. Kjo klimë parazgjedhore do të sjellë më shumë protesta në rrugë dhe mitingje të sponsorizuara nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Ndërsa një rritje e konsiderueshme e dhunës etnike nuk është për t'u pritur. Mirëpo, megjithatë bllokimi i tillë politik do të pengojë Shkupin për të bërë progres të rëndësishëm në qëllimet e saj të politikës së jashtme.
2012-09-07 09:13