E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, godet kolegun me thikë, arrestohet

Burime zyrtare bënë me dije, se në pranga përfundoi shtetasi Shpëtim Guda, 18-vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” të qytetit Shkodër. 

Ky shtetas u arrestua pasi rreth orës 23:00, pas një grindje të çastit për motive të dobëta, brenda një lokali Bar Kafe, në lagjen “Vasil Shanto”  të qytetit verior, ka goditur me thikë shtetasin I. L. , 17 vjeç, banues në lagjen “Perash” Shkodër, të dy këta shtetas punonin si banakier dhe kamerier në lokalin e sipërpërmendur.

Për pasojë shtetasi I.L., ka pësuar dëmtime në trup e kokë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ka marrë ndihmën e duhur mjekësorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua dhe arma e ftohtë, një thikë metalike me gjatësi 30 cm. U kryen veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Shpëtim Guda, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rënde me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. /Start/

                                                                                             2012-09-07 09:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›