Vendimi i GJKKO-së ndaj Belerit, Hasani: Qeveria do respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se qeveria do vijojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, duke iu referuar vendimit të GJKKO-së me dy vite burg për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Pyetur nga gazetarët nëse Athina do ndryshojë qëndrim përsa i përket integrimit të Shqipërisë, pas vendimit të GJKKO-së ndaj Belerit, Hasani u shpreh se qeveria shqiptare do vijojë kryerjen e detyrave drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
“Qeveria e Republikës së Shqipërisë do vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave. Do vazhdojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt anëtarësimit tonë në BE”, tha Hasani.
/rtsh.al/