E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Veri të Kosovës/ Policia shpërndan me gaz lotsjellës serbët e mbledhur para Komunës Zveçanit, sulmohet me gurë ekipi i KTV-së

Tensionet në Veri të Kosovës/ Policia shpërndan me gaz

Një ditë pas betimit të kryetarëve të katër komunave në veri te Kosovës, sot kanë ndodhur incidentet e para.

Komuna Zveçanit u bllokua nga serbët, ku pati edhe të shtëna armësh dhe në këtë moment është dashur ndërhyrja e policisë së Kosovës, e cila i ka shpërndarë me gaz lotsjellës.

Si pasojë e këtyre incidenteve, pesë persona janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar në veri të Kosovës,

Gjithashtu Policia e Kosovës ka marrë përsipër që të shoqërojë kryetarët e Komunave për të hyrë në zyra. Pas këtyre përplasje ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka kërkuar që ushtria serbe të jetë në gatishmëri, si dhe ka kërkuar që NATO-s të ndalojë urgjentisht dhunën ndaj serbëve.

Ambasadori i SHBA në Kosovë Jeff Hovenier ka kritikuar autoritetet në Kosovë, duke thënë se duhet të ndalin veprimet.

Ndërkohë makina e ekipit të Kohavisionit, i cili ishte duke raportuar zhvillimet atje, është sulmuar me gurë një grup i protestuesve.

Kujtojmë që këto përplasje vijnë pasi udhëheqësit e komunave me shumicë serbe janë shqiptarë, të cilët u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Lexo edhe: SHBA kritikon autoritetet në veri të Kosovës: Të ndalen menjëhere veprimet!

Lexo edhe: Tensionet në veri! Vuçiç: Ushtria të jetë të gatishmëri, lëvizni drejt Kosovës

Lexo edhe: Serbët bllokojnë komunën e Zveçanit, gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›