Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Peleshi: Dënojmë me forcë dhunën ndaj trupave të KFOR
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës.
Peleshi thotë se e dënojmë me forcë dhunën e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it. Ai shton se dialogu Prishtinë-Beograd dhe ulja e tensioneve është zgjidhja e vetme për paqe në rajon.
“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon!
Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar”, shkruan Niko Peleshi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
