E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në veri, reagon Rama: Ky konflikt lëndon Kosovën, nga ky udhëkryq dilet vetëm me dialog

Tensionet në veri, reagon Rama: Ky konflikt lëndon Kosovën, nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se dhunimi i ushtarëve të KFOR ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre.

Rama me anë të një postimi në twitter shkruan se sa më shumë zgjat ky konflikt i rrezikshëm aq më shumë lëndohet Kosova.

Kreu i qeverisë thotë se Kosova nga ky udhkëkryq mund të dalë vetëm me dialog, teksa thotë “thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”.

Postimi i plotë i Ramës:

Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!

Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!

Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!

Agravon situata në veri të Kosovës, KFOR përplaset me protestuesit, disa të lënduar (VIDEO)

Protestuesit vizatojnë kryqin serb mbi automjetin e Policisë së Kosovës (FOTO)

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›