Tensionet në veri, Nikolliç: Të ndalet konflikti në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka thënë se "është shumë e rëndësishme që të ndalet konflikti në Kosovë dhe të qetësohen qytetarët".
"Secili ka marrë detyrat nën juridiksionin e vet. Qeveria jonë duhet të flasë seriozisht me EULEX-in dhe UNMIK-un në lidhje me këtë. Kjo duhet të ndalojë sa më parë", ka thënë Nikolliç për mediat serbe.
Forca paqeruajtëse e KFOR-it ka konfirmuar se dy pjesëtarë të saj janë plagosur gjatë operacionit të së premtes për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës.
Gjatë përleshjeve janë plagosur edhe tre serbë lokalë.