Tensionet në veri, Vuçiç: Kosova të tërheqë kryetarët e rinj

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kërkon tërheqje e kryetarëve të rinj për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Nga Moldavia ku ndodhet në kuadër të samit të Komunitetit Politik Evropian, Vuçiç tha se vetëm një hap i tillë do të mund të çonte në zgjidhjen e krizës.
Vuçiç ka kërkuar që serbët në veri të këmbëngulin për drejtësi në mënyrë paqësore në lidhje me KFOR-in.
“Siç bënë dje dhe pardje, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të përpiqemi t’i bëjmë disa njerëz të kuptojnë se 3.4 % nuk janë zgjedhje legjitime dhe se ata nuk e imponojnë vullnetin e tyre me forcë dhe nuk futin forca speciale policore dhe mos e ngacmoni dhe persekutoni popullin serb”, tha Vuçiç, raporton Tanjug.
Gjatë qëndrimit të tij në Moldavi, Vuçiç do të takohet me presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz për gjetjen e një zgjidhje për situatën në veri dhe uljen e tensioneve.
“Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiç.
Tensionet në veri të Kosovës nisën pasi komuniteti serb atje nuk lejoi që kryetarët e rinj të hyjnë në institucionet e komunave. Kjo bëri që ato të zhvillonin protesta dhe të përplaseshin me KFOR duke plagosur 30 ushtarë.
/rtsh.al/