E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: Dhuna e serbëve ndaj KFOR e pajustifikueshme!

Ulja e tensionit në veri të Kosovës ishte kryefjalë e mesazhit të kreut të shtetit shqiptar Bajram Begaj pas takimit me homologen hungareze Katalin Novak e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Presidenti tha se dhuna serbëve ndaj forcave të KFOR-it është e pajustifikueshme ndërsa shtoi se në këto momente nevojitet një çtensionim i situatës dhe të tregohet maturi dhe durim.

Nga Tirana, në konferencën për shtyp të zhvilluar me Begajn presidentja e Hungarisë, Katalin Novak i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të gjejnë rrugën e paqes.

/ RTSH /

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›