E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE-së Wollfarth takon Ina Ramën

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth është takuar sot me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
 

Takimi po zhvillohet në në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa mendohet se në qëndër të diskutimeve do të jetë situata pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në Tiranë.
 

Ndërkohë Partia Socialiste ka paditur dje në prokurori 4 anërarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimin e dokumentave dhe rezultateteve të zgjedhjeve.

Kështu PS-ja ka paditur kreun e KQZ-së Arben Ristani dhe anëtarët e komisionit Klement Zguri, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›