Vatikani kercenon peshkopin e Kines

Vatikani ka kercenuar me debim nje peshkop pasi ai eshte paracaktuar nga Kisha Katolike Kineze e mbeshtetur nga qeveria e Pekinit.
Papa Benedikti XVI eshte vene ne dijeni per paracaktimin e ate Joseph Guo Jincai dhe ka ndjere nje keqardhje te thelle pasi ky veprim perben shkelje te ligjeve te Kishes.
Vatikani ka akuzuar gjithashtu Pekinin zyrtar per shkelje te rende te lirise se besimit dhe ndergjegjes per shkak se ka detyruar peshkopet e aprovuar nga Selia e Shenjte qe te ndjekin ceremonine.
Ne Kine vleresohet te jene rreth 10 milione katolike te cilet jane te ndare mes mbeshtetesve te Papes dhe atyre te Shoqates Katolike Kineze.
Shoqata ne fjale nuk ka marredhenie te mira me Romen dhe refuzon te pranoje autoritetin e vetem te Papes per emerimin e peshkopeve te rinj.