E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentativa per grabitjen e bankes ne kerkim edhe nje i trete

Policia e Tiranes ka shpallur edhe nje tjeter person ne kerkim per tentativen e grabitjes se bankes Intesa San Paolo. Burime nga policia bene te ditur se pas arrestimit te dy personave Tahir Belekun dhe Taulant Troplini tashme uniformat blu kane identifikuar edhe autorin e trete i cili fshihet pas planit te hapjes se nje tuneli ne nje ambinet pas bankes Intesa San Paolo ku me pas do te mund te futeshin ne brendesi te saj per ta grabitur.
Por plani i tyre nuk u realizua pasi nje hetim i uniformave blu te kryeqytetit ka bere qe plani i tyre te deshtonte duke arrestuar ne flagrance teksa po hapnin tunelin.
Nderkohe perjashtohet nga pistat e hetimit te policise perfshirja ne kete tentative grabitje te punonjesve te bankes pasi deshmia e dy te arrestuarve ka zbardhur skemen e planifikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›