E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane policia zbulon ne tarracen e kombinatit te mishit 17 granata

Policia e Tiranes pas nje informacioni te marre ne rruge operative dhe pas kontrollit te bere ka gjetur ne ambjentet e fabrikes se Tullave ne Yzberisht Tirane municione luftarake.

Sipas informacioneve te policise gjate kontrollit te imtesishem te kesaj fabrike ne nje depozite te ndodhur ne tarrace u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale rreth 17 cope granata te mbeshtjella me nje cope si dhe nje kuti metalike e mbyllur hermetikisht me ndezesa te granatave te dores.

Nderkohe policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve dhe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›