Tentativa serbe diskutohet ne OKB
Perpjekja provokuese e Beogradit zyrtar per ndarje de facto te territorit te Republikes se Kosoves permes asaj qe e pretendon si "ndarje te funksioneve shteterore", po diskutohet ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Kete e konfirmoi dje zv/kryeadministratori i Kosoves, Lary Rosin. Ai tha se "letra po diskutohet ne Nju-Jork, por deri tani nuk eshte kthyer ndonje pergjigje". Rosin, gjithsesi, paralajmeroi se shume pjese te kesaj letre nuk jane ne perputhje me Rezoluten 1244, mbi bazen e se ciles vepron misioni i UNMIK-ut ne Kosove. "Plani mund te jete baze per disa diskutime me Beogradin, shume pjese te tij nuk jane ne perputhje me mandatin tone", pohoi Rosin.
sakaq, ai nuk ka dashur te flase as per mosmarreveshjet qe jane shfaqur ndermjet tij dhe administratorit rajonal te UNMIK-ut, ne Mitrovice, Gerad Galluci, lidhur me operacionin e fundit te KFOR-it dhe policise ne pjesen veriore te Mitrovices. "Keto jane ceshtje te brendshme te misionit te UNMIK-ut", tha Rosin, pas takimit te zhvilluar me ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
BEOGRADI
"Ndarje funksionale te shqiptareve dhe serbeve ne Kosove". Ky eshte thelbi zyrtar i propozimit qe ministri serb per Kosoven ne qeverine e Serbise, Sllobodan Samarxhic, i dorezoi keto dite zevendesshefit te UNMIK-ut, Lari Rosin. Ky i fundit, e dergoi propozimin e Samarxhicit per shqyrtim ne zyren ligjore te OKB-se, ne Nju-Jork. Plani serb parasheh qe qeveria e Serbise te bashkeqeverise me UNMIK-ut, ne fushen e sigurise, te policise, te gjyqesise, te doganave, te transportit, te trashegimise fetare, historike e kulturore dhe ne kontrollimin e kufijve te Kosoves. Por ne te vertete, propozimi synon bashkeqeverisje ne zonat e Kosoves te banuara me serbe dhe eshte pjese e planit sekret te Qeverise serbe, te miratuar tre dite para shpalljes se pavaresise se Kosoves. Plani kerkon vendosjen e policeve te Serbise ne Kosove, te cilet, sipas Beogradit, duhet t'u japin llogari vetem autoriteteve lokale serbe dhe komandes se policise nderkombetare. Plani arrin deri aty sa te synoje dhe te drejten e vendosjes se autoriteteve te veta doganore. Vete ministri Samarxhic ka pranuar se qellimi eshte ndarja faktike e shqiptareve dhe serbeve, si dhe vendosja e pushtetit te tyre ne te gjitha enklavat serbe. Por ndarja mes bashkesive etnike ne Kosove eshte nje plan i hartuar ne Beograd, qe prej 15 vjetesh.
PRISHTINA
Ndarja etnike brenda Kosoves eshte nje ceshtje qe eshte kundershtuar vazhdimisht nga mekanizmat nderkombetare, ndersa qeveria e Kosoves angazhohet qe ne vend te funksionoje nje shoqeri shume-etnike mbi bazen e planit te ndermjetesit, Marti Ahtisari. Ndaj propozimi serb per "Ndarjen funksionale te shqiptareve dhe te serbeve ne Kosove" eshte i papranueshem, perseriten dje autoritetet e Prishtines. Ata pohuan se me kete plan qeveria e Serbise kerkon nga UNMIK-u qe te bashkeqeverise enklavat serbe mbi bazen e rezolutes 1244 te KS-it. Sakaq, Hajredin Kuci, zevendeskryeminister i Kosoves, evidentoi dje se kjo kerkese eshte nje lende pa objekt te cilen OKB dhe askush tjeter nuk mund ta shqyrtoje. "Eshte nje loje qe e kane bere per politiken e brendshme serbe", deklaroi Kuci. Ne kete pike ai arriti ne perfundimin se "ky eshte nje iluzion i ri, nje qe s'ka te beje me realitetin dhe per me teper, nje tendence per te kthyer mbrapsht realitetin".
Presidenti Sejdiu
"Per kete propozim nuk eshte biseduar me UNMIK-un, sepse ai nuk u eshte derguar institucioneve kosovare, por vetem misionit te Kombeve te Bashkuara. Kurdo qe dikush del me idene per ndarje, nuk kemi pergjigje tjeter. Ne, Kosoven e trajtojme ne kufijte integral. Ka veshtiresi ne veri qe datojne me heret, por ne do te kerkojme nga UNMIK, EULEX-i dhe NATO te ruajne sigurine, sepse kjo eshte ne interesin e rajonit".
Kryeministri Thaci
"Ne Beograd mund te hartojne plane nga me te keqijat, por Kosova ka institucionet e veta legjitime me autoritet te plote ne gjithe territorin e saj. Ka gjithashtu bashkepunim me institucionet nderkombetare dhe NATO-n. Rrjedhimisht, propozimet e Beogradit jane te papranueshme dhe nuk mund te zbatohen. Mediat te mos merren shume me keto plane. Kosova eshte shteti me i sigurt dhe me i mbrojtur dhe territori i saj, eshte unik dhe i pandashem".