E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentativë vjedhjeje, stil rumun (VIDEO)

Share

Këto pamje të pabesueshme tregojnë momentet kur disa kriminelë rumunë tentojnë të vjedhin një kamion në lëvizje e sipër gjatë natës.

Hajdutët shkojnë me shpejtësi pas makinës, duke e pozicionuar veten në mënyrë të atillë që shoferi të mos i shihte në pasqyrë.

Dy persona dalin nga çatia e makinës dhe afrohen tek kamioni.

Njëri prej tyre më pas hap derën e kamionit me një mjet, që më vonë është sekuestruar nga policia.

Por në momentin që duhej të hipte tek kamioni, ai e braktis të gjithë planin.

Policët e kanë filmuar ngjarjen nga një helikopter policie.

Një zëdhënës i policisë tha se grupi e përdorte këtë metodë për të realizuar vjedhje të suksesshme nga mjetet në lëvizje. Kriminelët u kapën pas një operacioni të policisë.

Ata vidhnin televizorë, cigare dhe kafe dhe e shisnin në treg në Rumani.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›