E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentative vrasje ne Pogradec

Një i ri është bërë viktimë e një atentati me armë zjarri në Pogradec, që fatmirësisht nuk ka përfunduar në tragjedi.

Jetmir Muçollari ka qenë shënjestra e një sulmi me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është shoqëruar për në spitalin rajonal të Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se autori i sulmit është identifikuar si shtetasi Edmond Fejzollari. Ai është ndaluar menjëherë nga uniformat blu, ndërsa mësohet se sulmi ka ndodhur për shkaqe të dobëta. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›