E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentativë vrasjeje në Bathore, policia arreston shtetasin 24-vjeçar

Tiranë – Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e plagosjes së një 24-vjeçari një ditë më parë në Bathore.

Pas hetimeve të kryera bëhet me dije se i riu ka pasur një konflikt me një bashkëmoshatrin e tij. Ky i fundit taninmë në pranga ka qëlluar 24-vjeçarin me armë në krah.

I riu ndodhet në spital, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:   

D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri. 

 Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›