E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet te grabitet nje argjendari ne kryeqytet

Tentohet të grabitet me armë një argjendari tek Rruga e Kavajës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme pranë Poliklinikës numër 9 në kryeqytet. Një person i moshës rreth 16 vjeç ka hyrë në argjendari nëtentativë për ta grabitur atë.

Në momentin e grabitjes shitësja e argjendarisë ka aktivizuar alarmin dhe grabitësi është larguar në një nga rrugicat e kryeqytetit dhe është futur mes pallateve për të humbur gjurmët. Gjatë largimit 16 vjeçarit i ka rënë kapelja.

Policia, e cila ndodhet në vendngjarje po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht po merret dëshmia e shitës së argjendarisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›