E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tentoi mbylljen e një çështjeje penale, AMP arreston ish-oficerin e Policisë Gjyqësore në Berat

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi ish-oficerin e Policisë Gjyqësore në Berat, pasi tentoi mbylljen e një çështjeje penale.

AMP njoftoi sot se, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disamujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›