Tentoi të fuste drogë në burg, arrestohet

Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia e Burgut të Lezhës duke tentuar të fusë në ambientet e burgut një sasi droge.
Ngjarja ka ndodhur të hënën . Në pranga është vënë Ridvan Gjonaj me banim në qytetin Laç, të rrethit Kurbin.
22 vjeçari ka shkuar për të takuar vëllain e tij i cili vuante dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë dhe bashkë me ushqimet dhe porositë e ndryshme që i ka dhënë i afërmi i tij, kishte marrë dhe një sasi droge, të cilën e ka fshehur në një bombol të vogël me gas.
Kontrolli i policisë u bë ndaj këtij shtetasi gjatë momentit që do të takonte vëllanë e tij në burg.
Policia sqaron se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë me akuzën "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".