ZMQ: Masa për problemet e turizmit

Duke reaguar për problemet e turizmit në Shqipëri, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve ka kërkuar që të ndëshkohet bllokimi i rrugëve që nuk lejon udhëtimin e qetë të turistëve. ZMQ apelon që turistëve t'u garantohet uji dhe dritat. Sipas Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve pleharat po mbysin vendet turistike ndaj duhen marrë masa të menjëhershme. ZMQ vlerësoi gjithashtu se niveli i kriminalitetit është shumë i lartë.