E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te mbyllte akuzen per vjedhje me ryshfet pranga arketares se postes ne Shkoder dhe dy bashkepunetoreve

Arketarja e postes se Shkodres nje punonjese e Ministrise se Financave dhe nje bashkepunetor qe sherbente si ndermjetes jane vene ne pranga diten e djeshme pas zbardhjes se skemes se ryshfetit

Arketarja e filialit te postes se Shkodres se vene nen akuze per vjedhje dhe falsifikim dokumentesh ka tentuar qe nepermjet ryshfetit te mbylle ceshtjen ndaj saj. Por plani i ka deshtuar dhe punonjesja Rajmonda Juka eshte vene ne prangat e policise bashke me dy bashkepunetoret. Nga Prokuroria e Pergjithshme Plator Nesturi drejtor per Marredheniet me Publikun ka shpjeguar detajet e operacionit. Nga i njejti burim konfirmohet se te arrestuarit jane Rajmonda Juka me detyre arketare ne filialin e postes Shkoder Alketa Broci specialiste ne Ministrine e Financave dhe shtetasin Petrit Pepkolaj.

Skema e manipulimit
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Shkoder ka ndaluar dhe filluar hetimet per procedimin penal nr. 717/2011 ne ngarkim te shtetases Rajmonda Juka me detyre arketare ne filialin e postes Shkoder per veprat penale Vjedhje duke shperdoruar detyren e parashikuar nga neni 135 i K. Penal Falsifikimi i dokumenteve e parashikuar nga neni 186/3 i K. Penal. Hetimi per keto ceshtje po kryhet nga prokurore te Njesise se Perbashket Hetimore te kesaj Prokurorie.

Gjate hetimit te ketij procedimi penal ka rezultuar se kjo shtetase me qellim pushimin e ceshtjes ne ngarkim te saj ka komunikuar me shtetasen Alketa Broci specialiste ne Ministrine e Financave dhe shtetasin Petrit Pepkolaj te cilet i kane premtuar se ne kembim te nje shume parash ato do te nderhynin tek prokurori qe hetonte ceshtjen ne ngarkim te saj me qellim per ta pushuar ate.Per kete qellim shtetasja Rajmonda Juka i ka dorezuar fillimisht shtetases Alketa Broci nje sasi parash. Pas disa ditesh shtetasja Alketa i ka kerkuar shtetases Rajmonda dyfishin e shumes se dorezuar tashme shume te cilen ajo ka rene dakord ta jepte duke ia dorezuar shtetases Alketa Broci. Kjo e fundit sot me date 3.12.2011 ne Tirane ka takuar shtetasin Petrit Pepkolaj i cili ishte personi qe do te realizonte nderhyrjen tek prokurori i ceshtjes dhe i ka dorezuar atij shumen e parave qe kishte marre nga shtetasja Rajmonda Juka. Menjehere pas realizimit te dorezimit te parave oficere te Policise Gjyqesore kane realizuar arrestimin ne flagrance te shtetasve Petrit Pepkolaj dhe Alketa Broci persona nen hetim per vepren penale Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike e kryer ne bashkepunim. Po ashtu ne momentin e arrestimit te dy personave te mesiperm shtetasit Petrit Pepkolaj iu sekuestrua edhe shuma e parave prej 15.000 euro e dorezuar nga shtetasja Alketa Broci e kerkuar shtetases Rajmonda Juka.

Masat e mara

Me urdher te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder eshte bere edhe ndalimi i shtetases Rajmonda Juka person nen hetim edhe per vepren penale te parashikuar nga neni 245/1 i K. Penal Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

Prokuroria vazhdon hetimet edhe per veprat e tjera penale per te cilat po hetohet kjo shtetase.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›