E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderi KESH shet 7.2 milione euro energji per tetorin

Hyrja ne stinen e reshjeve i ka mjaftuar Korporates Elektroenergjetike Shqiptare qe te rifilloje shitjet e energjise elektrike. Ne tenderin e zhvilluar dje KESH ka shitur energji me nje vlere mbi 7.2 milione euro.

Periudha ne te cilen do te shitet energjia fillon nga data 8 tetor deri ne fund te muajit dhe pjesemarrese ne tender ishin kater kompani. Transmetimi i energjise do te behet ne orare te ndryshme ne varesi te kapaciteteve te linjave.


Energjia kryesisht do te transmetohet pergjate oreve te pasdites dhe mbremjes te cilat konsiderohen edhe oraret e pikut ku energjia paraqitet edhe me e shtrenjte.
Gjysma e pare e ketij viti ka qene e mbare per arken e KESH-it. Reshjet e shumta dhe mbushja e baseneve te hidrocentraleve kane bere qe KESH te rrise ne maksimum shitjet e energjise elektrike duke perfituar nje shume mbi 84 milione euro gjate kesaj periudhe.

Prej dy vitesh eshte ne fuqi ligji i ri Per mbrojtjen e konsumatorit zbatimi i te cilit ndiqet nga zyra e posacme prane METE-s

Mbrojtja e konsumatorit Cani Nuk mungojne ligjet por zbatimi i tyre

Hartimi i ligjeve te ndryshme ne sherbim te konsumatorit cilesohen te pamjaftueshme per arritjen e qellimit final nese ato nuk shoqerohen edhe me ngritjen e institucioneve mbeshtetese.


Shqiperia nuk ka vuajtur nga mungesa e ligjeve por nga nxjerrja e akteve nenligjore per zbatimin e tyre. Ky eshte edhe perfundimi i kreut te Shoqates se Konsumatorit Shqiptar Islam Cani.


Sipas tij gjate viteve te fundit jane miratuar nje sere ligjesh ne sherbim te mbrojtjes se konsumatorit por mungesa e akteve nenligjore ka bere qe te mungoje ngritja e institucioneve pergjegjese te cilat me pas do te monitorojne zbatimin tyre.

Gjate nje takimi te organizuar nga zyra e PNUD-it ne vend si dhe Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes per mbrojtjen e konsumatorit Cani permendi nje mori problematikash me te cilat perballen qytetaret duke filluar nga mungesa e higjienes ne ujin e pijshem deri tek cmimi i mallrave te konsumit te perditshem sic eshte ai i bukes ushqimeve etj.


Kemi disa ligje te miratuara permendim ketu ate anti-duhan por mungojne aktet nenligjore per zbatimin e tij te cilat do ta benin ate te efektshem. Ne to percaktohen se kush do ta ndjeke ceshtjen dhe cili organ do te vendose penalizimet -tha ai.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›