E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të përdhunonte mësuesen, pranga 26 vjeçarit

GJIROKASTËR-Ka tentuar të përdhunojë mësuesen e fshatit, por ka përfunduar në pranga, për fat pa e realizuar qëllimin e tij. Lajmin e konfirmon policia e Gjirokastrës, e cila njofton se është sinjalizuar me telefon për ngjarjen dhe menjëherë është vënë në ndjeke të autorit. "Xhevair Dema, i datëlindjes 1983, lindur dhe banues në fshatin Izvor të rrethit Tepelenë, afër një zone të pyllëzuar i ka zënë rrugën shtetases M.K, 26-vjeç, e cila po shkonte në punë në fshatin Izvor , pasi punonte si mësuese në shkollën e Izvorit"- thoin burimet e policisë, duke shtuar se ai nën kërcënimin e thikës e ka marrë me forcë duke e futur në zonën e pyllëzuar afër fshatit Memaliaj.
"Përreth 5 orë ky shtetas është përpjekur të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e plagosur me thikë në dorë dhe në trup shtetasen e lartpërmendur"- vijojnë të njëjtat burime.
Pas shumë mundimesh e reja ka mundur të shpëtojë dhe ka denoncuar në polici, e më pas është transportuar për në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërkaq, autori është fshehur në zonën e pyllëzuar, ku pas një aksioni të policisë është arrestuar. Në momentin e kapjes ky shtetas është përleshur me forcat e policisë, ku dhe është dëmtuar lehtë një punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tepelenë i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte 4 ditë që e kishte bërë plan dhe e ruante mësuesen, me të cilën edhe më parë ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›