Makina bie në humnerë, vdes 45-vjeçari
VLORË- Një emigrant shqiptar me banim e punë në Greqi ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti, kur makina me të cilën udhëtonte ka rënë në humnerë.
Ngjarja ndodhu në Qafën e Llogarasë dhe viktimë është shtetasi Arjan Qesko. Ai ka qenë duke ecur në këtë segment, kur për shkak të shpejtësisë(dyshohet) makina ka bërë disa salto dhe ka përfunduar në humnerë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë identifikimin e viktimës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për nxjerrjen zyrtare të shkaqeve të aksidentit.