E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentoi të rrëzojë Putinin nga pushteti, “zhduket” shefi i Vagnerit, Yevgeny Prigozhin

Kreu i grupit ushtarak privat Vagner nuk është parë në publik që nga mbrëmja e së shtunës.   Ai publikoi një mesazh të hënën në formatin audio, por nuk është shfaqur në asnjë video apo foto që do të konfirmonte vendndodhjen e tij.

Sipas presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shefi i Vagnerit mbërriti në Bjellorusi të martën.

Por, imazhet satelitore treguan se dy avionë të lidhur me Prigozhin u ulën në një bazë ajrore jashtë kryeqytetit të Bjellorusisë.

Lukashenko tha se ai ndërmjetësoi marrëveshjen që i lejoi Prigozhinit të shkonte në Bjellorusi pa u përballur me akuza penale në Rusi, por detajet e kësaj marrëveshjeje mbeten ende të panjohura.

Prigozhin, ish-aleat i Putinit, bër miliona si themelues dhe udhëheqës grupit ushtarak privat rus Vagner. Ai u bë një oligark i pasur duke fituar kontrata fitimprurëse me Kremlinin për ushqimin duke marrë edhe emrin “kuzhinieri i Putinit”, transmeton CNN.

Dikur një figurë në hije, ai u bë i njohur si themeluesi i grupit ushtarak privat rus Vagner, i cili ka luajtur një rol kyç në beteja të shumta në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›