E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kina kremton Festën 2 mijë-vjeçare të Varkës së Dragoit

Festa e Varkës së Dragoi ka mbledhur në Kinë qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të cilët kanë shijuar këngët, vallet, operën, muzikën popullore, e kulturën tradicionale kineze.

Një prej veprimtarive kryesore të kësaj feste ishte dhe gara me varka dragoi, e cila nxiti konkurrencë të ashpër te të pranishmit.

Karakteristikë e këtyre varkave është mënyra e dekorimit të tyre, në pjesën ballore të së cilët qëndron koka e dragoit e në fund të varkës, bishti i tij.

Festa e Varkës së Dragoit ka një histori më shumë se 2 mijë vjeçare dhe festohet në shumë vende të botës, jo vetëm në Kinë. Por në këtë të fundit, kjo festë njihet si Festa “Duan’U, që përkujton poetin patriot kinez Qy Juan, i cili 2 mijë vjet më parë u hodh në lumë, duke mbajtur një gur, pasi mësoi lajmin se atdheu i tij u pushtua nga agresorët.

Sipas legjendës, Qy Juan për të mbrojtur trupin e tij nga peshqit dhe shpirtrat e këqinj, njerëzit u binin daulleve, spërkatnin me ujë duke lundruar dhe hidhnin oriz në lumë.

E pikërisht në përkujtim të tij, banorë të fiseve të ndryshme të Kinës gjatë Festës së Dragoit, hanë hanë Xonxë, oriz veshtullor të mbështjellë me gjethe dhe organizojnë aktivitete të ndryshme festive.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›