E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vriste me armë kushëririn e tij në 2024, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili në vitin 2024 tentoi të vriste me armë kushëririn e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Mario Nela, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se Mario Nela, në  bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. Nela dhe E. Nela, gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin Ervin Nela.

Babai dhe vëllai i 29-vjeçarit u arrestuan menjëherë pas ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›