Tenton të kalojë autostradën, vdes 55 vjecari
DURRES-Një 55 vjecar ka mbetur viktimë e një aksident automobilistik në superstradën Durrës-Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 minuta rreth 6 km larg qytetit bregdetar ne hyrje te qytetit Durresit, ne afersi te pularisë qe ndodhet ne hyrje te qytetit. Viktima është 55 vjecari Abdullah Selimaj banor i qyetit te Durresit. Burime nga policia pohuan se viktima po tentonte te kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur u përplas për vdekje nga një automjet, që udhëtonte në drejtim të Durrësit. Aksidenti fatal per shtetasin ndodhi vetem 10 metra larg mbikalimit, ndersa nga policia po kerkohen te dhena per te identifikuar drejtuesin e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin, i cili eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
(d.b/News24/BalkanWeb)