Gazetari skocez: Si i hasa gjurmët e Bin Ladenit në Tiranë
Korrespondenti i luftës, Paul Harris po boton një libër kujtimesh. Ai shkruan edhe për vizitën e tij në Tiranë, ku nis të zbulojë praninë e një programi të sponsorizuar nga terroristi me i kerkuar ne bote
TIRANE-Në pjesët e kujtimeve të korespondentit skocez të luftës Paul Harris që po botohen nga allmedias-cotland.com, gjendet edhe përshkrimi i një vizite të tij në Tiranë dhe rënia në gjurmët e Osam Bin Laden. More Thrills than Skills - A Half-life in Journalism,(Më shumë trille se aftësi: një gjysmë jete në gazetari), është programuar të botohet vitin që vjen.
Për herë të parë u informova për Osama bin Laden në pranverën e vitit 1994, në kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Në mendjen time, Shqipërinë e kisha përfytyruar së paku si një vend të largët dhe romantik. Në realitet, ishte pak nga të gjitha këto, përfshirë edhe mundësinë që të kapte në befasi. Interesi im për Shqipërinë nuk ishte plotësisht akademik. Disa muaj më parë, pata takuar një vajzë në një linjë të Adria Airways, jashtë aeroportit të Lubjanës. Zakonisht, Adria më rezervonte vend në Business Class jo vetëm sepse isha një udhëtar i rregullt i kësaj linje, por pas sulmeve të qershorit të 1991 në aeroport, ju kisha dhënë drejtuesve të tyre disa fotografi të rastësishme të bëra menjëherë pas bombardimeve, në të cilat dukej i copëtuar Airbus A-230. Në këtë rast, avioni ishte plot dhe kishte mbetur një vend bosh në klasin e biznesit. Afër vendit bosh, ishte ulur një vajzë e imët dhe shumë tërheqëse, me flokë të zeza dhe sy të mëdhenj kafe. Biseda filloi shumë thjeshtë. "Përshendetje. Unë jam Megan. Po ju?" Vajza e re zgjati dorën. Ishte fillimi i një miqësie të gjatë. Disa ditë më vonë ajo më telefonoi nga Londra me një kërkesë: "Do vish të më marrësh". Ashtu veprova. Asaj i pëlqente të vinte e të rrinte në vilën time të largët në Lothian Lindore për qetësinë që mbizotëronte. Mua gjithashtu më pëlqente të shkoja e të qëndroja në shtëpinë e saj, në qendër të Tiranës, kryeqytetit shqiptar, sepse atje pothuajse gjithmonë do të ndodhte diçka: zakonisht ndonjëlloj proteste. Ajo ishte mjaft e njohur në vendin e saj dhe bëri që unë të takoja disa nga njerëzit më të rëndësishëm si presidenti Sali Berisha si dhe disa ministra të qeverisë. Gjyshi i saj kishte qenë gjeneral besnik i forcave zogiste, përgjatë dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Një ditë, sapo ai kishte dalë nga shtëpia e tij në Tiranë, komunistët e kishin ekzekutuar të porta e kopshtit. Një mëngjes, kur ne sapo kishim dalë nga zyra e Ministrit të Turizmit në Tiranë, në bulevardin kryesor vura re një poster të madh dhe Megan nisi të ma përkthente. Njoftohej se "disa arabë" do të merrnin përsipër një program për ndërtimin e 800 xhamive në të gjithë Shqipërinë. Ajo që hamendësova ishte se ata kërkonin t'i kthenin muslimanët e pamoralshëm në besimtarë të vërtetë. Edhe pse vendi tradicionalisht ishte musliman që prej shekujve të sundimit turk, ritet fetare ishin zbatuar gjithnjë e më pak gjatë viteve të pasluftës, nën regjimin e drejtuar nga Enver Hoxha. Gjithashtu kushtet e vështira sociale të vendit dhe sistemi i kooperativave, kishin bërë që parimet fetare ta humbnin rëndësinë e tyre. Shqiptarët donin të jetonin një jetë me gjallëri, një gjë tepër e brishtë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa të pirit alkool ishte një nga mënyrat më të përhapura të kalimit të kohës. Bëra disa kërkime për arabët. Më rezultoi se fondet për këtë program ambicioz të krijuar në Arabinë Saudite do të mblidheshin nga një familje e quajtur bin Laden...por terreni i tyre i veprimit nuk ishte më në Sudan. Figura kryesore e përfshirë në këtë ishte një burrë i quajtur Osama bin Laden, i cili ishte i padëshiruar në Saudi dhe kishte hapur dyqanin e tij në Sudan. Me raste ai vizitonte Tiranën, por ishte e vështirë ta takoje atë. Njerëzit më pyesnin shpesh nëse e kisha intervistuar ndonjëherë Osama bin Laden. Do doja të kisha thënë po. Në fakt, gjatë viteve të fundit ai kishte dhënë gjithnjë e më pak intervista. John Simpson i BBC-së tha se ai e kishte ndeshur njëher shkurtimisht, por takimi nuk kishte qenë miqësor dhe Osama Bin Laden nuk komunikoi me të, përveç pjesës kur e kishte kërcënuar i kalëruar në një kal të bardhë. Robert Fisk, një nga gazetarët më të mirë të Lindjes së Mesme dhe analist, arriti të realizonte një intervistë shumë dome-thënëse me të në ditët e para të dhjetorit 1993. Gazetari palestinez Abdel Bari Atwan, ishte zgjedhur nga Osama Bin Laden ta intervistonte atë në Afganistan në vitin 1996 dhe e la atë të shkonte në strofkën e fshehtë në qytetin e Peshauar në kufi të pakistanit. Korespondenti i CNN-it Peter Bergen gjithashtu arriti të realizojë një intervistë të shkurtër televizive. Pas 9/11, u bë edhe një intervistë e vetme, para se ai të zhdukej tërësisht. Gazetari pakistanez, Hamid Mir, Në të vërtetë e ka intervistuar atë tri herë, dhe mban një orë të zezë, të cilën pretendon se e ka dhuratë nga bin Laden.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)