Tenton te vrase nje 16-vjecar shpallet ne kerkim

SHKODR - Policia e Shkodres ka identifikuar autorin e nje tentative vrasjeje te ndodhur ne qytetin e Shkodres dhe ka shpallur ate ne kerkim. Artur Muca 24 vjec eshte shpallur ne kerkim pasi dyshohet se ka tentuar te vrase 16-vjecarin A.K. i cili nuk ka pesuar asnje demtim. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te nje qendre shendetesore ne lagjen Naim Gjylbegu te qytetit Shkoder ku 24-vjecari Muca sipas policise ka tentuar te vrase me arme zjarri tip pistolete shtetasin A.K. Motivi ka qene nje grindje e ndodhur pak ore me pare mes dy te rinjve. Pas kesaj 24-vjecari eshte larguar per tu rikthyer i armatosur duke qelluar ne drejtim te 16-vjecarit. Materialet ne ngarkim te shtetasit Artur Muca iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale te vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake. Ne oret e para te mengjesit te se premtes policia ka arrestuar ne flagrance shtetasit Dorian Bushi 21 vjec lindur ne Lezhe dhe me banim te perkohshem ne Shkoder student. Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi nga informacionet e marra dhe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij te marre me qira ne lagjen Tre Herojte te qytetit Shkoder iu gjet dhe iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri tip pistolete. Akuza e ngritur ndaj tij eshte ajo e mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.