E Shtunë, 31 Tetor 2026

DJALI I FOTOS S SHEKULLIT..

Ne nje prej fotove me tronditese te 21 janarit botuar ne Shekulli nje djale i varfer perfaqeson te njohurat qe ne nuk i dime. Po ta shohesh me kujdes...ai eshte
i varfer eshte i ri nuk rri nga blloku nuk ka facebook eshte i veshur me rroba qe
shkelqejne mjerim por mbi te gjitha ka urrejtje...Ka mllef por jo krenari. Ka zerin
e cjerre lotet e rrahjes si taksen qe duhet te paguaje per te mbetur gjalle. do pore e tij
klith deshperimin e vecimit shoqeror perjashtimit ekonomik racizmit krahinor
tehuajsimit politik. Ky eshte barbari pucisti i shpallur nga qeveria ama nje lloj i
ri Jo nje ushtarak apo nje i huaj qe na kercenon nga jashte. Ai eshte brenda per sa
i perket sundimit e shfrytezimit por i huaj rreth perfitimeve. E ate dite u be barbari qe
ministrat e majmur dhe intelektokratet me bezdi e neveri e quajne pergjegjes se u
prishi rendin publik qetesine e llomotitjes se status quo-se barbari qe dyqanxhiun e
TV Klanit e shqetesoi aq fort sa propozoi qe prej asaj dite revolta te mos derdhej me ne
rruge por te izolohet ne ndonje stadium ku si kafshe kopshti zoologjik ai e te tjeret si ai
te cirren pa bezdisur veshet apo qepenat e askujt. Ai eshte terroristi qe shteti i
frigohet..


Kjo foto tregon se ate te premte dicka ndodhi. U mekemb personazhi i Lermontovit
per te klithur perjashtimin shoqeror per te gjetur vesh e sy per te marre fatin e tij ne
dore. Ajo cka na shqetesoi ne nuk eshte se ai theu apo dogji as se u rrah apo u vra. Ajo qe na kalli tmerr eshte se per nje dite ne 20 vite ai prishi qetesine tone te te njohurave qe nuk i dime pasi i shnderroi ato ne pak ore ne te njohurat qe dime. Pas asaj dite ne e dime se ku jetojme e shohim se ai nuk eshte me vetem shitesi i cigareve qe si instrument i heshtur na sherben per pak sekonda e as katundari qe na ngjall qesendi. Ai tashme ngjalli tmerr realen traumatike. Ai shperberi mjegullen ideologjike te rendit publik e kushtetues te themeluar mbi perjashtimin. Per te ky lloj shteti si gjendje e institucionalizuar e mbajtjes se rendit te themeluar mbi dhunen mitike perjashtuese nuk ka arsye te ekzistoje.


Ai na detyroi te zgjedhim permes rrafshit te ri te fatit te perbashket ose shtet si
gjendje politike e perjashtimit te perjashtimit ose shtet per askend. Ose zhvillimi i secilit si
kusht i zhvillimit te te gjitheve ose tym e flake per gjithkend. Ne fund te fundit cka
per te humbur ai vec prangave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›