E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton veteflijimin: Me akuzojne per vrasjen e Remzi Hoxhes

Nje 44-vjecar nga fshati Shullaz, i rrethit te Kurbinit, ka tentuar vetevrasjen mengjesin e djeshem. Lefter Basha i ka shpetuar syrit te rojeve te fabrikes se prodhimit te betonit te firmes "Kotica" dhe eshte ngjitur nepermjet shkalleve te brendshme ne nje oxhak te larte rreth 50 metra. Rreth ores 05:30 te mengjesit, ai eshte vene re nga rojet, te cilat kane njoftuar policine dhe kane tentuar te bindin 44-vjecarin te zbrese.

Ngjarja

Ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise se Kurbinit, me ne krye shefin e Komisariatit, Nazmi Shuli. Por, Lefter Basha nuk ka pranuar te negocioje as me shefin e komisariatit dhe as me drejtorin e Policise se Qarkut te Lezhes, Mergim Hoxha. Ai kthente here pas here shishen me benzine, duke sperkatur trupin dhe duke bertitur me te madhe se do te vetevritej, pas padrejtesise qe i eshte bere. "Nese do te afroheni, do te hidhem", bertiste 44-vjecari, i cili shfaqte shenja te nje disekuilibri mendor. Sipas tij, shkak per kete ishin presionet e shumta, kercenimet qe kishte marre dhe se fundi denimi me dhjete vjet burgim per vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Rrefimi

"Nuk kam besim te ky shtet, tha, per "Koha Jone", Lefter Basha, ndersa ndodhej ende ne maje te oxhakut. Nje person me tha se jam denuar me 10 vjet burg per vrasjen e Remzi Hoxhes. Basha tregoi se para se te vritej Remzi Hoxha, ai ka ardhur ne banesen e tij por ai nuk e njihte. "Ishte bashkeshortja ime qe kishte njohje me te dhe ma kishte prezantuar si te aferm te saj. Ka qendruar nje nate ne banesen time, me tha se ishte biznesmen dhe ishte se bashku me nje person tjeter. Rreth mesnate, personi qe shoqeronte ate eshte zgjuar nga gjumi dhe ne dore mbante nje pistolete. Ndersa jashte baneses kishte shume zhurma". Lefter Basha tregoi se te nesermen e ka percjelle deri ne rrugen e Patokut. Me tha se "do iki per Kukes", por iku per Tirane dhe me falenderoi per pritjen qe i bera dhe me tha se do takohemi serish, pasi puna ime eshte biznesmen". Sipas 44-vjecarit, nga ajo dite per te kane filluar telashet. "Sapo jam kthyer ne shtepi, kam gjetur ne banese nje punonjes te SHIK-ut ne qe ishte me mustaqe. Me pyeten edhe mua se ku iku personi qe percolle dhe cfare te tha. Une nuk dija gje, por pashe se me ta bashkepunonte gruaja. Pas zhdukjes se Remzi Hoxhes, me kane ardhur persona civile dhe me kane thene "Ti e ke vrare Remzi Hoxhen". Ne shtepi me ka ardhur edhe nje punonjes i SHIK-ut se bashku me nje person qe me tha se jam vellai i Remzi Hoxhes. Dhe me tha se une e dija se ku eshte Remzi Hoxha. Une u kam thene edhe atehere edhe sot se nuk di gje. Me pas, me ka ardhur nje person dhe me ka thene se je denuar me dhjete vite burg, per vrasjen e Remzi Hoxhes. Une pikerisht per te gjitha keto, duke qene i bindur qe nuk ka drejtesi ne Shqiperi, kam vendosur te vetevritem". Lefter Basha ka pohuar se ne vitin 1997, ka vajtur per te luftuar ne jug. "Gjate gjithe jetes time kam punuar me djerse. Cdo dite me bejne presione te ndryshme se do me marrin peng e do me vrasin. Perseris, nuk ka drejtesi, une nuk kam perse jetoj".

Negociatat

Pas me shume se 3 oresh qendrim ne lartesi, Lefter Basha ka filluar negociatat me policine. Ai ka pranuar qe ne kullen ku ishte ngjitur te ngjitej edhe shefi e ekipit te negociatoreve Shkelqim Kola. Pasi ka degjuar pretendimet e 44-vjecarit, perfaqesuesi i Ministrise se Brendshme ka arritur ta binde per te zbritur. Nderkohe Lefter Basha ka kerkuar arrestimin e bashkeshortes se tij. Sipas 44-vjecarit, "ajo ka bashkepunuar me SHIK-un dhe di gjithcka". Me te zbritur, trupat e RENEA-s e kane prangosur Lefter Bashen, ndersa ai ka deklaruar se deshmine e tij do ta jape vetem ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›