E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prokuroria s'ka prova per Hakmarrjen"

Kryeprokurorja Ina Rama duhet te kishte marre parasysh edhe letren e derguar paraardhesit te saj, Theodhori Sollaku, nga avokati mbrojtes i pese te pandehurve te bandes "Hakmarrja per Drejtesise". Duke e cilesuar si shkelje veprimin e Prokurorise se Krimeve te Renda, qe doli ne pretencen me tre burgime perjete e 144 vite burg per dhjete te dyshuarit, mbrojtesi ligjor, Dylber Mani, ngre pretendimin se verejtjet duhet te vleresohen, pasi jane te njejtat prova e akuza si ne vitin 2002, per te cilat gjykata kthehu ceshtjen dhe u dha te drejte avokateve.

E njejta leter e derguar me 18 dhjetor te vitit 2002, beri qe Kryeprokurori i atehershem, Theodhori Sollaku, te terhiqte aktet ne momentin e fundit, qe akuza do te jepte pretencen e saj dhe Gjykata e Apelit i dorezoi aktet prokurorise. Pasi e mbajti dosjen nje vit dhe nuk arriti te siguronte prova te reja, prokuroria pushoi tete akuza dhe ceshtja iu dergua serish gjykates, por kete here Krimeve te Renda. Per tre vite me radhe, kjo gjykate thirri deshmitare, lexoi deshmi dhe ne fund konkluzionet perfundimtare. Provat e akuzes jane konsideruar fiktive. Ne letren, e cila eshte "harruar" nga ana e Kryeprokurores, thuhet se ne procesverbalet qe emertohen "ne flagrance", asnje nga krimet per te cilat akuzohen te pandehurit nuk ka ndodhur me 12 tetor, sic thuhet ne dosje. Pervec kesaj, te arrestuarve nuk u jane gjetur me vete dhe as ne banese sende te kunderligjshme. Pra, keto procesverbale, sipas avokatit Mani, jane fiktive. Akuzat e prokuroreve mbeshteteshin mbi 8 arme zjarri te gjetura midis shume armeve te tjera, ne banesen e z. Sines, te marre me qira nga Enkeled Agaj, njeri nga te akuzuarit, qe u vra me vone. Nga ekspertimet balistike ka rezultuar se te 8-a keto arme kane kryer qitje, ne nje deri ne tre nga te gjitha ngjarjet e pazbuluara. Pra, te gjitha gezhojat e fiksuara ne ngjarjet e viteve 1992-1996 jane qitur nga keto arme. "Letra, e cila beri qe ish-kryeprokurori Sollaku te terhiqte aktet nga gjykata kishte ne permbajtje te saj edhe provat qe vertetonin falsitetin e dokumenteve", thote avokati Mani.

Sqarohet se punonjesit e policise, qe kane firmat ne keto procesverbale, I. H. dhe K. A., te thirrur si deshmitare nga mbrojtja dhe V. K., J. P., A. R., Z.B., N. N. e A. V., te thirrur me vone nga prokuroret, deklaruan para trupit gjykues se banesa e z. Sina nuk eshte keqyrur dhe as nuk eshte kontrolluar prej tyre. Askush nuk u kishte thene se kujt i perkisnin dhe ku ishin gjetur armet. "Pra, nga te gjitha procesverbalet, te cilat jane shqyrtuar edhe ne Gjykate te Krimeve te Renda, sipas mbrojtjes, jane bere per te sajuar nje proces penal me prova te rreme", thuhet ne leter. Nga ana tjeter, makina, tip "Ford Sierra", e cila, sipas mbrojtjes, pretendohet se eshte perdorur pergjate 3 viteve per kryerjen e 5 krimeve te renda, dhe nuk regjistronin makinat ne emer te tyre. Ne leter behet e ditur se eshte provuar kontrata shitblerjeje dhe dokumente te tjera qe vertetojne se te akuzuarit kane qene pronare ligjor te disa makinave, duke perfshire edhe ate, "Ford Sierra". Sipas Manit, letra qe i eshte derguar Sollakut, duhet te ishte marre parasysh edhe nga Kryeprokurorja Ina Rama, pasi behet fjale per te njejtat prova me ato te vitit 2002, kur gjykata i dha te drejte kerkeses se avokateve.

Pretenca, 3 burgime perjete e 144 vite izolim

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin me 144 vjet heqje lirie dhe tre burgime perjete per 10 te pandehurit, e cilesuar si anetaret e bandes "Hakmarrja per Drejtesi". Orik Shyti, i cilesuar si kreu i te ashtuquajtures organizate, mund te denohen perjetesisht ne mungese. E njejta mase edhe per Altin Arapin e Gentian Caken. Per te pandehurit Leart Shtyti, Kreshnik Spahiu si dhe Dritan Hate u kerkuan 22 vjet, Roland Shytin, 25 vjet, Pasho Novruzaj, 21 vjet dhe 8 vite burg per Gezim Gjonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›