E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitja i afrohet depozitave dhe spitalit

PEQIN - Vazhdon te rendohet situata nga rreshqitja e dherave ne lagjen Teqe, ne Peqin. Gjate 24 oreve te fundit masa gjigante e dheut eshte zhvendosur rreth 2 metra dhe i eshte afruar ne menyre te frikshme depove te ujesjellesit. Dje shtabi i emergjences dhe pushteti vendor kane vendosur evakuimin e dy familjeve. Por rrezikohen edhe 8 familje te tjera. Rreshqitja ka perfshire nje siperfaqe rreth 2.2 hektare brenda se ciles ndodhen edhe tre depozitat qe furnizojne me uje qytetin e Peqinit. Banoret tregojne se rreshqitja nisi nje 10 dite me pare. Por me pas levizja e dheut perparoi me shpejtesi duke ju afruar ndjeshem shtepive te banimit dhe sidomos depozitave te ujesjellesit. Familjet Sollufi dhe Hyra jane te parat qe kane lene shtepite. Kryefamiljari Josuf Sollufi, shprehet mjaft i alarmuar pasi rreshqitja eshte afruar tek dyert e shtepise. 62-vjecari pohon se e ka braktisur banesen dhe bashke me femijet fle tek i vellai i tij. F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›