E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tentuan të grabisnin një banesë, policia dhe hajdutët përplasen me armë

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes policisë dhe disa hajdutëve, në zonën e Kombinatit.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mësohet se disa persona, kanë tentuar të grabisin një banesë, me armë.

Sapo është pikasur kjo tentativë vjedhje, është njoftuar policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Kur kanë parë policinë, hajdutët kanë hapur zjarr mbi uniformat blu dhe ata i janë kundërpërgjigjur.

Deri më tani mësohet se nuk ka të dëmtuar nga asnjëra pale, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Deri më tani, gazetari i Vizion Plus mëson se është vënë në kërkim mjeti Audi, ngjyre e bardhë me targa AA943SG, i cili dyshohet se është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›