Teodosije: Serbët duhet të kthehen në Kosovë

Peshkopi i Dioqezës Rashkë-Prizren, Teodosije, ka ftuar serbët të kthehen në Kosovë dhe ka deklaruar se dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve.
"Kushtet për kthimin e serbëve në Kosovë janë larg për të qenë të mira dhe krijojnë shumë vështirësi e rreziqe", ka thënë Teodosije për mediet serbe.
Ai tha për mediat serbe se nuk mund të pritet që në Kosovë të krijohen rrethana më të mira, por secili duhet të shkojë në vendin e tij e të kontribuojë për një përmirësim të dukshëm. Teodosije thekson se në bisedimet e pritshme Prishtinë-Berograd në rend të parë duhet të mendohet për popullin.
"Në bisedimet Beograd-Prishtinë në rend të parë duhet të jetë interesi i popullit dhe paqja dhe jo ideologjitë ", ka theksuar Teodosije për gazetën "Novosti".