E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, qëllohet me pistoletë, në gjendje të rëndë kongresmenja

Lajmin e bëri publik radioja kombëtare amerikane (NPR), që citonte zyrën e sherifit lokal. “Gabrielle Giffords, 40 vjeç, u godit me pistoletë gjatë një shkëmbimi zjarri, ndërkohë që qëndronte pranë një dyqani ushqimor në Tucson (Arizona)”, njoftoi kanali televiziv “ABC News”.

“NPR” shtoi se gjashtë persona kishin humbur jetën shumë të tjerë janë plagosur. Sipas kësaj radioje, personi i cili qëlloi u ndalua nga një dëshmitar i rastësishëm në vendin e ngjarjes. “Atentatori i dyshuar nuk ishte më shumë se 22 vjeç”, tha radioja.

Fillimisht u lajmërua se kongresmenja kishte humbur jetën, por më pas u konfirmua se 40-vjeçarja vazhdonte të ishte në jetë.

                                                                                             2011-01-08 20:55
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›