Trajneri Lamçe: Skrapari i fazës së dytë i fokusuar te të rinjtë
Nga ARBEN ÇEPANI
Pas përfundimit të fazës së parë, Skrapari duket i dorëzuar për rikthimin në kategorinë e parë. Skuadra nuk pasur një ecuri të mirë, teksa kanë pësuar humbje që në ndeshjen e parë të kampionatit. Kësisoj ka pasur zëvendësime të trajnerëve, ku tashmë skuadrën e drejton Genci Lamçe. Ky i fundit e ka marrë drejtimin e skuadrës në dy ndeshjet e fundit duke aktivizuar futbollistë me moshë re. Lamçe pranon faktin që skuadra nuk ka pretendime për ngjitjen në Kategorinë e Parë, gjithsesi në fazën e dytë do të mundohen të japin një paraqitje ndryshe. .”Jemi shkëputur shumë shpejt nga gara për ngjitjen në Kategorinë e Parë- pohon trajneri i Skraparit, Genci Lamçe- ku tashmë përparësi do të ketë promovimi i elementit të ri. Në dy ndeshjet e fundit kemi aktivizuar disa futbollistë të rinj, ku pavarësisht rezultateve, kemi ngelur të kënaqur nga paraqitja e tyre. Edhe në fazën e dytë do të aktivizojmë futbollistë me moshë të re dhe njëkohësisht do ta vlerësojmë seriozisht kampionatin, ndonëse nuk kemi pretendime për rikthimin në kategorinë e parë”.Arben Çepani